PD, Çollaku: Të anulohen zgjedhjet në Dibër
Aktualitet E Shtunë, 1 Maj 2021 06:32
Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka publikuar në Facebook, deklaron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të anulojë zgjedhjet në Dibër.
Në një koment në Facebook, Çollaku ka postuar videon e emisionit Stop në TV Klan, ku tregohet sesi blihen votat.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të anullojë zgjedhjet në Dibër…ose ne këtë vend zgjedhje nuk do të ketë më!!!”,- shkruan Çollaku.
KOHA JONË SONDAZH

