PD del kundër nismës ”Open Balkan”, Kodheli i qeras me kafe
Në Komisionin për Politikën e Jashtme, këtë të hënë mes deputetëve u diskutua edhe për ”Open Balkan”. Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, tha se nisma është as më shumë e as më pak është modeli i ri, mbijetesa e fuqisë serbe në Ballkan, kjo pas prishjes së ish-Jugosllavisë. Mazhoranca nuk pranoi debatin, por kishte një sugjerim. “Keni të gjithë të drejtën të kërkoni ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme për të folur rreth Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur”, tha Mimi Kodheli, deputete e PS.
Pjesë nga ”batutat”
Mimi Kodheli: Ju siguroj që ujin dhe kafen nuk ua paguan Parlamenti, por kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herë tjetër mendohuni mirë…
Tritan Shehu: Radhën tjetër i ka Tomor Alizoti, nënkryetari.
Mimi Kodheli: Atë e dini ju. Por, shishet ne dikur s’i fusnim se gjuanim njëri-tjetrin, sot kanë ndryshuar gjërat.