PD denoncoi rënien e suvasë, QSUT: S’ka fëmijë të dëmtuar

Paraditen e kësaj të marte, PD-ja denoncoi rënien e suvasë në Pediatrinë e Tiranës. Nuk ka vonuar as reagimi i QSUT, ku thotë se nuk ka fëmijë të dëmtuar. Sipas QSUT në lidhje me këtë ngjarje janë ekzaminuar dy pacientë të vegjël që ndodheshin në dhomë dhe që gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë dhe pa dëmtime.

”Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime. Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme”.

Ishte zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ajo që denoncoi rastin e ndodhur në spitalin e Pediatrisë në Tiranë. Ajo njoftoi vetëm për një fëmijë të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?