PD denoncon: Policia terror mbi pronarët e autobusëve
Edhe Partia Demokratike e Korçës është mobilizuar lidhur me protestën e kësaj të shtune para kryeministrisë.
Mbi 1500 mbështetës të PD por edhe të LSI kanë udhëtuar drejt Tiranës me mjete të ndryshme, autubusë, furgona dhe makina të vogla që prej orës 04:00 të mëngjesit.
Kreu i dëgës lokale të PD në Korçë, Andrea Mano ka denoncuar presionin e ushtruar sipas tij, ndaj shoqërive të transportit të cilët kanë anuluar prenotimet e PD për dërgimin e qytetarëve drejt Tiranës.
“Policia e Korçës ka ushtruar terror mbi drejtuesit e furgonëve dhe autobusëve për të mos u nisur drejt Tiranës. Të frikësuar shoqëritë e transportit nuk kanë pranuar të udhëtojnë për në kryeqytet. Policia i ka kërcënuar me heqje license shoqëritë e transportit. Ky është rast i paprecedentë dhe shkelje flagrante e ligjit nga policia e Korçës”.
Burime nga deget lokale respektive, bëjnë të ditur se nga Devolli janë nisur 700 protestues, nga Pogradeci 900 dhe nga Kolonja rreth 500 persona.
KOHA JONË SONDAZH

