PD denoncon shefin e krimeve në Dibër
“Admir Trupja, shefi i krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri”, ka denoncuar PD pak minuta më parë.
Sipas selisë blu, “Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist”.
“PD i bën thirrje prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja.
PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskojnë paratë e drogës me të cilat po kryen krimin elektoral”, thuhet në denoncimin e PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

