PD dhe PS në Tiranë, përballja

Në qarkun e Tiranës përballja bëhet mes PD dhe PS, por janë edhe disa parti të reja që po luftojnë për mandat deputeti. Flitet për 37 mandate deputeti në Tiranë. Por PS ka nxjerrë në fushën e betejës emrat me të spikatur të saj, ndërkohë PD emrat me të njohur i ka futur te listat e mbyllura, pra i ka mbyllur në “kështjellë” e selisë blu. Selia Blu ka te listat e hapura pak emra të njohur, e kjo do rëndojë situatën demokrate, sipas analistëve të ndryshëm.
Deri më tani sondazhet japin parti të parë PS-në dhe me diferencë kuotash vjen PD në vend të dytë.
Në fakt PD duhej të kishte nxjerrë te listat e hapura emra VIP që ka në Selinë Blu. Në listën e opozitës vetëm Ilir Meta konkuron, dhe këtë e vendosi vetë kreu i PL, te listat e hapura. Kurse PS ka figura të forta në betejë, Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Erion Braçe, etj si dhe disa ministra.