PD dhe zgjedhjet, Meta: Do të ishte alarmante nëse KQZ-ja nuk merrte në shqyrtim listat për KZAZ-të
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi njoftoi sot se listat e PD-së për anëtarë të KZAZ-ve, do të kalojnë në një moment të dytë, ndërsa afati përfundimtar sipas tij do të jetë 7 marsi. Ai i bëri apel gjykatës për t’i dhënë zgjidhje konfliktit për drejtimin e PD-së. Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike Gerta Meta theksoi se KQZ po shqyrton të dy listat dhe kjo e qetëson situatën, e kundërta sipas saj do të ishte alarmante.
“Ajo që morëm si siguri nga KQZ janë duke shqyrtuar listat dhe verifikimet përkatëse të dy listave të PD, të cilat kërkojnë kohën e vet, si balanca gjinore, sa realisht janë banorë zone dhe verifikimi me dëshminë e penalitetit. Vendimi i gjykatës nuk ka lidhje me procesin e miratimit të komisionerëve.
Çështja është që ne nuk duhet të bëjmë sikur nuk e dimë se çfarë po ndodh, kjo nuk e ndihmon procesin dhe ajo që kemi si pjesë e përfaqësimit të shoqërisë civile.
E gjithë ky puzzle zgjedhor; A do jetë PD e regjistruar si subjekt zgjedhor? Është pikërisht nga vendimmarrja e gjykatës. Transparenca e gjykatës duhet të kishte llogaridhënie pse është spostuar në kohë. Situata është më e qetësuar sa kohë është në shqyrtim. Do të ishte alarmante nëse KQZ nuk merrte në konsideratë asnjë nga listat”. Sa për vulën e PD-së, ajo thekson se është shqetësim madhor jo vetëm për PD, por me kosto edhe për demokracinë”,-tha në ”A2cnn”.