PD dorëzon në KQZ ankimimin për “Tepelenën”

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ankimimin për Bashkinë e Tepelenës, ndërkohë që pritet hedhja e shortit.

Në kërkesën e Partisë Demokratike thuhet se fleta e votimit ka pasur një gabim në shtypje dhe printimi, ku kandidatët e ASHE­-së dhe APPD-­së renditen të dy me numrin 2 në fletën e votimit.

Ankimimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfshin edhe presionin ndaj administratës, siç pretendon PD-ja.

Zgjedhjet lokale atje u fituan nga kandidati i ASHE­së, Tërmet Peçi, i cili kishte përballë kandidatin e APPD­së, Veip Çela, si dhe kandidatin e pavarur Dritan Memushi. Edhe ky i fundit ka depozituar një ankimim për Tepelenën.

SHKARKO APP