PD dorëzon në KQZ marrëveshjen me aleatët e koalicionin. Basha: Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!
Partia Demokratike ka dorëzuar pak para mesnatës së të mërkurës koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit. Në koalicionin që quhet “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” marrin pjesë 15 forca politike. Në marrëveshjen e koalicionit parashikohet që këto subjekte do të kenë kandidatë të përbashkët. Në datën 1 mars, PD pritet të nënshkruaj marrëveshjen me LSI për zgjedhjet.
Pas dorëzimit të dokumentit në KQZ ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në një postim në Facebook ai shprehet i bindur për fitoren në zgjedhje.
“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.
Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”,- shkruan Basha.
ZYRTARE/ PD dorezon ne KQZ kerkesen per regjistrimin e Koalicionit "Aleanca per Ndryshim"
Posted by Gazeta Koha Jone on Wednesday, February 24, 2021
KOHA JONË SONDAZH

