“PD drejt shuarjes”, analisti Frrok Çupi: Opozita po paguan për Berishën
Analisti Frrok Çupi, thotë se korrupsioni i kryer nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka një kosto të madhe për opozitën. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Partia Demokratike po merr goditjen përfundimtare. Sipas tij, PD-ja aktuale është një ndërmarrje politike e cila ka synim të jetë kundër perëndimit dhe kundër ligjit.
“Kostoja që po merr opozita është shumë e lartë. Rrënohet përfundimisht një parti që u bë mbështetje e shpresave të shqiptarëve, por edhe e aleatëve. Merr goditjen përfundimtare ideja se në vitin 1990 u bë një gjë e mirë këtu. Për arsye të një njeriu. Berisha ka dhënë sinjale, për PD, pyeta Lirinë, ta bëjmë apo mos ta bëjmë?
Donte ta tundte pulsin nëse do e pranonte publiku se e ka themeluar partinë. Fati i saj do jetë si ai bossi i ndërmarrjes që zbulohet dhe bie në burg. Ky është fati i kësaj ndërmarrjeje. Ministrat e tij janë të inkriminuar, por janë njerëz me interesa kriminale dhe mafioze, e mbajnë atë grupim të Berishës, në mbrojtje kundër ligjit. Kemi të bëjmë me një faj shumë të madh, është ndërmarrje politike kundër perëndimit dhe kundër ligjit”, tha Çupi.
KOHA JONË SONDAZH

