“PD duhet të drejtohet nga fytyra të reja”, Sula: Nuk e njohim Bashën si kryetar

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaron se deputetët të cilët ishin kundër zgjedhjeve të 29 korrikut nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetar.

Teksa thekson se Basha ka humbur besimin e qytetarëve për shkak të humbjeve seri në zgjedhje, Sula thekson se PD duhet të drejtohet nga “fytyra” të reja dhe të pa konsumuara.

Sipas Sulës, figurat e reja do të mund të ndalonin përçarjen e PD dhe të nisin procesin e bashkimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne si grup nuk e njohim Bashën si kryetar të PD-së, pasi nuk mund të kesh besim te një njeri që ka humbur 5-6 herë. Nuk kam shkuar as në mbledhjen e Kryesisë, pasi nuk e njohim atë Këshill, kryetar apo zgjedhje. Zotëria mund të thotë që unë mund të jem anëtar, por e shoh që u bë dita e dytë që vërshojnë lum urimet. Nuk po ngel asnjë vend pa e uruar për këtë fitore. E kuptoni ku jemi katandisur? Kjo është një turp. Kishte shanset që pas dorëheqjes të jepte kontributin e tij. Kishte një vit e ca që u largua nga skena dhe kishte mundësi për të kontribuar në Parlament me diskutime. I futi ca pushime dhe shyqyr që ndodhi luftë në Ukrainë, e u rikthye. Vishet me bluza si Zelenksy, edhe gruaja e Zelenskyt thotë “kush na i vjedh bluzat ne tela?”. Është bërë meme. Nëse humb 5-6 herë rresht, ke besim te unë? Ke dalë nga kategoria? Çfarë ke ndryshuar te ty? Je bërë më i bukur, më i zoti? Ishalla ka bërë ndonjë shpikje, se rrota është bërë.”, u shpreh Dashnor Sula.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?