PD e Berishës tjetër padi në gjykatën e Tiranës: Ç’regjistroni Bashën si kryetar
Vendimi i Gjykatës së Apelit, shihet si trofe për të dyjat grupet në Partinë Demokratike, por është edhe një tjetër çështje që kërkon zgjidhje. Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edit Harxhi ka kërkuar sot nga Gjykata e Tiranës që emri i Lulzim Bashës të hiqet nga regjistri i partive politike si kryetar i PD-së.
Për të është fakt publik se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen në muajin mars. Për këtë arsye Harxhi i ka kërkuar gjykatës që emri i tij të hiqet nga regjistri i partive politike si kryetar.
PD-ja nuk ka çuar asnjë dokument në gjykatë për dorëheqjen e Bashës, dhe sot ai figuron kryetar dhe është i vetmi që ka të drejtë të dorëzojë kandidatet e PD për zgjedhjet lokale.