PD e ”shitur”? Ligjet në Kuvend po kalojnë me mesatarisht 88 vota

118 vota për zgjatjen e Vetting-ut, ku 74 vota janë të PS dhe 44 të opozitës (PD), kanë hapur një çështje nëse PD është e ”blerë” nga kryeministri Edi Rama, apo Vetting-un PD e votoi për shkak të presionit ndërkombëtar.

Por nuk është vetëm Vetting-u i votuar nga PS, pasi në Kuvendin e Shqipërisë pjesa më e madhe e ligjeve apo marrëveshjeve financiare, janë miratuar me më shumë se 74 votat e PS-së.

Bazuar në rezultatet e votimeve të deritanishme, mazhoranca e kryeministrit Edi Rama ka miratuar ligje dhe marrëveshje me mesatarisht 88 vota pro dhe 17 kundër. Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit numëron 74 vota në mazhorancë (74 PS + 3 PSD) dhe 63 në opozitë (59 PD + 4 LSI).

Nëse në fjalime e deklarata PD sulmon qeverinë, pse në Kuvend i bashkon votat për ligjet dhe marrëveshjet që qeveria ”Rama 3” sjell?

SHKARKO APP