PD edhe me 2 deputetë më pak?

Opozita pritet të ketë edhe dy deputetë më pak në sallën e Kuvendit në seancat pleanre, pasi socialistët do të kërkojnë përjashtimin e Elda Hotit dhe Petrit Dodës nga punimet e komisioneve dhe seanca plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali me anë të një reagimi në Facebook, e paralajmëroi opozitën se dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi ata në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë. Spiropalit i është përgjigjur Gazment Bardhi duke e cilësuar kryeparlamentaren, si zëdhënëse e krimit të organizuar.

SHKARKO APP