PD: Edi Rama prej tre muajsh lë pa ilaçe fëmijët me leuçemi
Në një dalje tjetër për shtyp, Partia Demokratike, theksoi se prej të paktën 3 muajsh fëmijët e sëmurë me leuçemi nuk marrin trajtim mjekësor, sepse mungon ilaçi i tyre. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e cila mban dhe postin e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka ngitur shqetësimin se Ministria e Shëndetësisë është në heshtje totale, lidhur me gjendjen e rëndë.
Vokshi shtoi më tej se: “Ky medikament nuk ofrohet në spital dhe është i papërballueshëm nga familjarët për ta marrë në farmaci, pasi një flakon kushton qindra euro. Ndërkohë që Edi Rama bën “shoë” me foto dite duke u përkujdesur për djalin e tij, ai nuk lëviz as gishtin për të marrë masa për këta dhjetra të mitur që rrezikojnë jetën. Edi Rama është direkt përgjegjës për këtë dramë që po kalojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre, sepse ilaçi aspraginaza mungon për shkak të politikave dhe prokurimeve që udhëheq ai përmes mashës Beqaj”, theksoi Vokshi.Deputetja nënvizoi se “Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe kampionit të tij për korrupsionin, Ilir Beqës, të sigurojnë menjëherë ilacin për fëmijët me leucemi, sepse do të mbajnë përgjegjësi për cdo jetë që po vënë në rrezik”.
Më tej ajo bëri të ditur se: “Edi Rama nuk dështon në asnjë rast të sigurojë miliona euro për Vilmën e tij, për muratorin e Peruxhias, e për të tjerë klientë e donatorë. Por ai prej 3 muajsh nuk siguron ilaçin e domosdoshëm për jetën e dhjetra fëmijëve të sëmurë me leuçemi. Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama ka hequr dorë nga detyra dhe përgjegjësia që ka, me ligj e kushtetutë e sipas kontratës me zgjedhësit, të cilëve u premtoi shëndetësi falas. Ai nuk i ka më prioritet as pacientët, as familjarët e tyre. Edi Rama nuk dëgjon zërin dhe lutjet e prindërve të fëmijëve të sëmurë me leucemi qe rrezikojnë jetën cdo ditë, injoron edhe përpjekjet e shoqërisë civile që janë gjendur në krah të sëmurëve. Edi Rama nuk do të kuptojë që këta fëmijë kanë nevojë për shtetin. Ai është i përqendruar vetëm tek tenderat e koncesionet në shëndetësi, për të ndarë me miq e klientë paratë e shqiptarëve, sic ka bërë me 350 miliionë euro deri tani”, shtoi Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

