PD: Europa në alarm për drogën dhe armët nga Shqipëria
“Trafikut të drogës që bëjnë bandat e Tahirit dhe Edi Ramës, i janë shtuar tashmë dhe armët. Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit”.
Kështu u shpreh sot, nën-kryetarii i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, duke përmendur faktin se sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë e me armë dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar sipas tij, pa asnjë problem.
“Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, kataldo mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë. Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar. Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos ti shtojnë edhe trafikun e armëve? Ata rrisin fitimet”, shtoi ai.
Duke përfunduar se ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama “dërdëllit e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s”.
KOHA JONË SONDAZH

