PD fton shqiptarët në Athinë, Romë, Milano e kudo në një detyrë patriotike: Priteni Ramën me protesta

Partia Demokratike i ka ftuar sot shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër që jetojnë, në një detyrë patriotike: Ta presin Edi Ramën me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëve që sjell me vete.

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha deklaron se ky është një tur i turpit. Hoxha thekson se kryeministri është ai që largoi shqiptarët nga atdheu, ndaj dhe duhet që të pritet me protesta.

“Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e Diasporës në Tiranë, është kujtesa për të gjithë shqiptarët, këtu dhe në botë, se ky njeri nuk ka turp dhe nuk ndalet para asnjë turpi për pushtetin personal”,-tha Hoxha në një deklaratë.

SHKARKO APP