PD grisi fletat në Kuvend, Rama: Nuk është as mesazh politik, as shprehje njerzillëku (VIDEO)

Deputetët e PD-së si shenjë e mos pranimit të Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, grisën fletat e votimit dhe i hodhën në dyshemenë e Kuvendit, të cilat i mblodhi më pas kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit përmes një postimi në facebook, ku ndan një video të momentit të mbledhjes së letrave, jep këtë mesazh.

”Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?