PD hap degën e partisë në Teksas

Një grup nismëtarësh ka themeluar degën e Partisë Demokratike në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky angazhim erdhi pasi takimeve që pata me lidershipin e Partisë Demokratike por edhe më shqiptarët e teksasit dhe më gjerë, që janë të gatshëm të angazhohen në emër të zhvillimit dhe prosperitetit të atdheut tonë”,- thuhet në njoftimin e degës së PD, Teksas.

Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Texas është zgjedhur Gaspër Lekgega. Nën kryetare dhe Sekretare e Përgjithshme e kësaj dege është zgjedhur Lindita Vukatana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Dega e Partisë Demokratike ne Texas ka nisur punën për antarësimet, teksa vijon takimet me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Texas dhe në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pas shtimit të numrit të anëtarëve Dega e Partisë Demokratike Texas do ti nënshtrohet një garë për zgjedhjen e lidershipit dhe strukturave drejtuese mbi parimin një anëtar –një votë. Dega e Partisë Demokratike Texas do të forcojë bashkëpunimin me shoqatat shqiptare që operojnë në Amerike në kuadër të çështjeve me rendësi për atdheun tonë”, njofton dega e PD, në Teksas, SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?