FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Harta e re me 95 bashki, godet centralizimin e pushtetit që ka bërë Rama

Partia Demokratike këtë të mërkurë bëri publike konkluzionet e grupit të punës që është marrë me hartimin e propozimeve për ndryshimin e Reformës Territoriale.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se propozimi që Shqipëria të ketë në total 95 bashki asimetrike, nga 61 që ka sot, e afron pushtetin për qeverisjen e përditshme te zgjedhësit dhe godet centralizimin e pushtetit që ka bërë Edi Rama.

“Sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së mbi prezantimin e propozimit të Partisë Demokratike për reformën territoriale. Partia Demokratike propozon 95 bashki duke shtuar 34 bashki të reja. Kjo ndarje e afron pushtetin për qeverisjen e përditshme te zgjedhësit dhe godet centralizimin e pushtetit që ka bërë Edi Rama. Një hap më tej është mbështetja për reformën drejt rajoneve, në përputhje me modelin europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?