PD i kthehet sërish “Babales”, ripublikon përgjimet, Salianji: Rama sajoi dosje kundër opozitës

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji iu është rikthyer sërish çështjes “Babalja”, ndërsa ka ripublikuar disa përgjiime ku dëgjohet se si Fredi Alizoti flet me disa persona, që sipas selisë blu janë drejtues të policisë së Fierit.

Në një deklaratë publike nga selia e PD-së Salianji tha se për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë akuzë për trafik droge, ndërsa shtoi se prokuroria kërkoi burgosjen për denoncuesit. Po ashtu Salianji tha se dëshmitari Alizoti është paguar për të dëshmuar nga drejtues të policisë, duke shtuar se hetimet u devijuan qëllimshëm. Mes të tjerash demokrati tha se prokuroria nuk i ka publikuar këto përgjime.

“Një vit e gjysëm nga publikimi i skandalit të përfshirjes në trafik droge të Agron Xhafajt dhe lehtësimi që i bënte vëllai i tij, ish-ministri Xhafaj, drejtësia e kontrolluar nga Rama ka bërë dy veprime. Për Agron Xhafajt dhe grupin e strukturuar nuk ka asnjë akuzë për trafik, por do që ta lehtësojë atë. Për opozitën dhe median që e denoncoi atë, prokuroria ka kërkuar burgosjen. Përpara se nesër në orën 10 gjykata të marrë një vendim për këtë çështje, duhet të sqarojmë se procesi kundër opozitës dhe gazetarit Jetmir Olldashi është një proces i montuar sipas urdhrit të Edi Ramës. Pretenca apo fjala e fundit e prokurorisë janë fjalët e Edi Ramës. Gjatë këtij 1 viti e gjysëm Rama duke përdorur pushtetin kundër opozitës dhe gjykatave, ka shpikur aktorin apo aktorët kundër saj dhe ka manipuluar dosjen, duke hequr përgjimet zyrtare që implikojnë dëshmitarin e sajuar të qeverisë, dhe drejtuese të lartë të Policisë së Shtetit apo të PS të të cilët po përdoren sot dhe janë e vetmja provë e prokurorisë në gjyqin kundër opozitës. Sot po ju paraqesim disa prej përgjimeve ku paguhet dëshmitari Alizoti nga drejtues të lartë, drejtorit dhe nëndrejtorit të policisë së Fierit në atë kohë dhe shumë përgjime të reja që nuk janë transkriptuar nga Prokuroria. Do ua vendosim pas pak (Publikon përgjimin)”, tha Salianji.

Kujtojme se per Salianjin u kerkua 1.6 vite burg, qe u konvertua ne sherbim prove.

SHKARKO APP