PD-ja e Berishës: Asnjë negociatë me Bashën, do vendosim kandidatët tanë në 6 bashkitë
Lajmet e përhapura nga media të caktuara se po shikohet për kandidatë të përbashkët nga Berisha dhe Basha, kanë sjellë reagimin e fortë dhe të prerë nga PD-ja e Berishës.
Deputeti Flamur Noka, një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, tha për mediat se nuk ka asnjë negociatë dhe asnjë bisedim me grupin e Lulzim Bashës për kandidatët në zgjedhjet e 6 Marsit.
‘Negocimi për kandidatët me Lulzim Bravën është negociatë me Edi Ramën. Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit do të dal me kandidatë në të 6 Bashkitë dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Lulzim Bavën’– deklaroi prerë Flamur Noka. Ndërkohë KQZ do të njohë vetë siglën e PD-së me kryetar Bashën, çka do të sjellë që pala e Berishës të regjistrohen si të pavarur në zgjedhjet e 6 marsit.
KOHA JONË SONDAZH

