PD-ja e Rithemelimit depoziton në Kuvend pr.ligjin për minimumin jetik, ja sa është shuma

Partia Demokratike, ajo e Rithemelimit dorëzoi këtë të mërkurë në Kuvend projektligjin për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar si një domosdoshmëri jetike, për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme.

Nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra qytetarë në ndihmë ekonomike, në papunësi dhe në pension.

Depozitimi i këtij pr/ligji u paralajmërua më herët nga Sali Berisha në një komunikim me gazetarët, ku u shpreh se caktimi i minimumit jetik është shumë i rëndësishëm për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.

SHKARKO APP