PD, Jamarbër Malltezi: Mbetjet e Durrësit ulërasin, Rama kërkon të sjellë dhe plehrat e Europës

Të rinjtë demokratë dhe kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi denoncuan sot pasdite stokun e madh të mbetjeve 2 kilometra larg qytetit të Durrësit në Porto Romano. Male me plehra që dëshmojnë jo vetëm faktin se qeveria sot nuk trajton mbeturinat e vendit, ndërkohë që kërkon të importojë nga jashtë, por më e rënda, ato edhe digjen jashtë çdo kriteri ligjor e ambiental duke u kthyer në rrezik të madh për jetën.

“Këtu jemi së bashku me 150 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që në fund të trajnimit të tyre, erdhëm për të treguar situatën nga afër për ndotjen dhe trajtimin e mbetjeve të Durrësit. Erdhëm këtu për të treguar që qeveria në vend që të mendojë për mbetjet dhe plehrat e botës, të mendojë për plehrat këtu. Këtu jemi në fund të autostratës së parkut industrial e cila përfundon në një vend depozitimi plehrash.

Për fat të keq, qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, as për plehrat e Durrësit dhe s’mund të pranohet që të sjellësh plehrat e botës kur ti nuk merresh me plehrat e tua. Kemi të bëjmë me shkelje ligjore nga qeveria qendrore dhe vendore dhe i njëjti kryebashkiak prej 10 vitesh nuk e vë ujin në zjarr. Kemi një qeveri që mendon që të pakësojë plehrat e botës por jo ato të Durrësit, po digjen duke shkelur ligjit dhe kjo djegie 2 kilometra larg Durrësit mund ti shkaktojë kancer qytetarëve të Durrësit”, deklaroi Malltezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD foli edhe për garancitë që Qeveria ofron se si në doganat shqiptare nuk do të hyjë asnjë lëndë e rrezikshme radioaktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të kesh një guxim prej të marri që të thuash që në Shqipëri nuk do hyjë asnjë mbetje e rrezikshme ndërkohë që përditë nga Shqipëria dalin qindra kilogramë drogë, duke përfshirë edhe ditën e djeshme nga Kepi i Rodonit 530 kg drogë. Shteti nuk dinte gjë. Edhe këtu pranë u ndërtua një pistë avionësh droge 1800 metra dhe shteti sërish nuk dinte gjë. Avionët e drogës po bien nga pesha e madhe e drogës dhe shteti ne kërkon të na japë garanci që nuk do hyjë asnjë kilogram mbetje e rrezikshme që mund ti shkaktojë kancer qytetarëve. Këto janë qesharake dhe erdhëm këtu për ta bërë prezent për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, u shpreh Jamarbër Malltezi.

Screenshot_14Screenshot_16Screenshot_17Screenshot_18Screenshot_19

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?