FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD jep shenja për rikthimin e normalitetit në Kuvend

Shqyrtimin e projektligjit për amnistinë penale socialistët dhe demokratët duket se e nisën duke toleruar njëri-tjetrin në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Drafti bashkoi pas më shumë se katër muajsh socialistë e demokratë në një mbledhje të komisioneve parlamentare, edhe pse online.

Ferdinand Xhaferi u bë pjesë e mbledhjes jo vetëm me praninë e tij virtuale, por procedurialisht duke propozuar një amendament për projektligjin e Aministisë Penale.

Amendamenti do të merret në shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, ku edhe socialistët do sjellin propozimet e veta, për shtrirjen e amnistisë edhe në disa parashikime të tjera të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë 15 kundravajtje penale. Kërkesave të socialistëve, përfaqësuesit e qeverisë u shprehën pozitivisht ku në shqyrtimin nen për nen do të përcaktohen kategoritë që do të përfitojë faljen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?