PD kërkesë DSHQ për Ramën: Cila është kontrata dhe numri i fluturimeve me charter?

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, është e angazhuar për të zbuluar sipas saj, të vërtetat e fluturimeve me charter të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ajo tha se i ka bërë kërkesë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare që të bëjë transparencë. Po ashtu Pampuri thekson se Edi Rama refuzon të bëjë transparencë për shpenzimet e udhëtimeve luksoze me charter.

“Që nga viti 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ”Air Albania” për të marrë me qira një Aeroplan ‘Vip’ me të cilin udhëton Edi Rama. Që prej asaj kohe, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe transparenca e udhëtimeve dhe kostove është zero”.

Deklarata e plotë e Pampurit

Edi Rama vazhdon të refuzojë të bëjë transparencën e shprenzimeve të udhëtimeve të tij luksoze me charter. Për këtë arsye sot ne i kemi kërkuar zyrtarisht informacion Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare. Përmes kësaj kërkese zyrtare, ne kemi adresuar këto pyetje:

1. Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe çdo korrespondencë ndërmjet institucionit tuaj me shoqërinë Air Albania shpk, lidhur me ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posaçme më avioin charter për Kryeministrin dhe çdo zyrtar tjetër (dokumentacioni në kopje të njehsuar me origjinalin si dhe çdo korespondencë/procesverbal lidhur me marrëveshjen);

2. Bazuar në të dhënat e tregut, ku vlera e udhëtimeveme avion charter varion minimalisht nga 15 mijë euro ora, cila është arsyeja e përzgjedhjes nga institucioni juaj të shërbimit të udhëtimeve nëpërmjet fluturimeve me avion charter për Kryministrin?

3. Sa është afati i kohëzgjatjes së marrveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e shërbimit të fluturimeve me avion charter ndërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe shoqërisë Air Albania shpk?

4. Si është llogaritur tarifa e shërbimit dhe çfarë zërash përfshin?

5. Sa është numuri i udhëtimeve me avion charter dhe vlera totale e paguar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, nga momenti i hyrjes së fuqi të Marrëveshjes deri sot?

6.Listoni në mënyrë shteruese të gjitha udhëtimet e kryera me avion charter nga ana e Kryeministrit apo çdo zyrtar tjetër bazuar në marrëveshjen e mësipërme, duke përcaktuar për çdo rast vlerën e çdo udhëtimi si dhe vlerën e zërave përkatës së tarifisë së shërbimit për çdo udhëtim, e cila përfshin koston e karburantit, taksat aeroportuale dhe përpunimi në tokë (ground handling), apo çdo kosto tjetër.

Në kushtet kur Shqipëria renditet në vendet më të korruptuara dhe ndër më të varfërat e Europës, Edi Rama shton luksin e tij me paratë e shqiptarëve. Ne 8 vite, vetëm shpenzime për luks qeveria e tij ka shpenzuar 798.3 milionë euro vetëm për udhëtime janë shpenzuar 171 milionë lekë pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter.

Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

SHKARKO APP