PD kërkoi një minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk, por PS refuzoi

Partia Demokratike kërkoi në Kuvend mbajtjen e 1 minute heshtje në nderim të Azem Hajdarit dhe të aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë dy ditë më parë në Utah.

Kërkesa u bë nga deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili nguli këmbë që Parlamenti të nderonte figurën e liderit historik të Dhjetorit ’90 dhe viktimën e atentatit në SHBA, të dy të rinj të vrarë sipas tij, nga e majta radikale.

Shumica socialiste vendosi të mos i bashkohej kësaj nisme, duke refuzuar mbajtjen e heshtjes në sallë, si për ish-deputein shqiptar që sot kishte përvjetorin e vrasjes, ashtu edhe për 31 vjecarin Kirk, mik të Presidentit Trump dhe zv/Presidentti JD Vance. Paçka vendimit të PS-së, deputetët demokratë mbajtën 1 minutë heshtje, duke nderuar si Hajdarin, ashtu edhe Kirk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?