PD kërkon Komisone Hetimore, Berisha: Furça ndaj Ramës, po gënjen njerëzit

PD-ja kërkon Komisone Hetimore, por Sali Berisha i quan furça të Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës. Me demokratët në Shkodër, ai tha se opozita duhet t’i denonconte parregullsitë e zgjedhjeve në institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare.

“Tani del dhe thotë po krijoj komision hetimor. Po çfarë komisioni, për të gënjyer njerëzit? Për çfarë duhet? Ti duhet të shkojë në OSBE, BE, kancelari të thoje si i mori zgjedhjet. Tani që ke nisur negociatat me të po i bën furça atij.

Ndaj ky fenomen është fund e krye tradhti ndaj jush dhe ndaj shqiptarëve. Në mbrojtje të peng-kryetarit është vërsulur propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante, por e vërteta është se pengu është i pashpresë”, deklaroi nga “Foltorja” e Shkodrës, Berisha.

SHKARKO APP