PD kërkon ndryshime në zgjedhjet vendore 2027: Rikthim të balotazhit dhe lista të hapura

Demokratët kanë propozuar dy ndryshime për zgjedhjet vendore të vitit 2027: rikthimin e balotazhit për kryetarët e bashkive dhe hapjen e listave për këshillat bashkiakë.

Sipas propozimit, kryetari i bashkisë do të zgjidhej në raundin e parë vetëm nëse merr më shumë se 50% të votave. Nëse asnjë kandidat nuk arrin këtë përqindje, dy kandidatët më të votuar do të përballeshin në një raund të dytë.

Oerd Bylykbashi argumenton se kryetari i bashkisë duhet të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve dhe jo të zgjidhet vetëm me një përqindje të ulët votash për shkak të fragmentimit të garës. Ky sistem është përdorur në Shqipëri deri në vitin 2003 dhe zbatohet aktualisht në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër propozim i demokratëve lidhet me këshillat bashkiakë. Ata kërkojnë lista 100% të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin drejtpërdrejt këshilltarët që preferojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, mazhoranca synon që zgjedhjet e ardhshme vendore të zhvillohen në një territor me 46 bashki. Demokratët e shohin këmbënguljen e socialistëve për miratimin e hartës së re më 8 tetor si një sinjal se edhe reforma zgjedhore mund të miratohet pa konsensus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 545 (11.5%)
Jo 4178 (88.5%)

Vota totale: 4723