PD, Koduzi: Te Shëndetësisa nuk është konsultuar struktura e re
Gazmend Koduzi, zv.drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në PD tha në “Ekopolitikë” se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk është konsultuar struktura e re.
Koduzi duke ironizuar krahasoi Asamblenë e PS me Pleniumet e Partisë së Punës.
Koduzi: Ne po analizojmë çfarë po ndodh, por asnjëri nga ne këtu nuk e di pse ndodhi kjo? E gjithë kjo reformë, apo ky reduktimi i ministrive u paraqit gjatë “Pleniumit të 12 të PS”. Është njëlloj si planet 5-vjeçare që shpallte Enver Hoxha. Nuk pati një analizë çfarë u bë në këto 4 vjet. Çfarë nuk funksionoi me këto ministri ?
Ne nuk kemi parë akoma një raport të tillë, kemi para rezultatet por nuk kemi parë analizën dhe e dyta pavarësisht se tek Ministria e Shëndetësisë shtohen disa të tjerë, pavarësisht se kemi qenë pjesë e një grupi që iu bashkangjitëm në maj si pjesë e një misioni apo marrëveshje politike, por nuk dinte asnjeri dhe të gjithëve i ka ardhur si një vetëtimë bnë qiell të pastër.

