PD: Konçesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën sehir

Këshilltari ligjor i PD-së, Marash Logu ishte i pranishëm në Komisionin Hetimor për Incerenatorët, ku tha se është shkelur kontrata por që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po bën sehir. Logu shkruan nw facebook se Inceneratori i Tiranës ka pranuaer mbetje nga Durrësi pa miratim nga Autoriteti Kontraktues.

”Konçesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën sehir. Në kundërshtim me kontratën konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga bashkia Durrës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Njësia e Zbatimit të Projektit të Tiranës i rekomandoi Ministrisë amendimin e kontratës, përpara se konçesionari të pranonte mbetjet e Durrësit. Ministria nuk mori asnjë masë.

Në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse, konçesionarit iu shtuan 10 milionë euro të ardhura nga mbetjet e bashkisë Durrës dhe 40 milionë euro nga depozitimi i dherave të bashkisë Tiranë, sërish tarifa për depozitimin e mbetjeve mbeti e njëjtë 29 euro/ton (41 euro/ton sipas përllogaritjes së KLSH-së). ‼️Inceneratori i Tiranës pasurohet, buxheti i shtetit pakësohet dhe qytetari varfërohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?