PD letër kryeparlamentares Nikolla: Të mos zvarritet shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës

Këtë të martë, përmes një letre grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkon që të mos zvarritet shqyrtimi i mandatit të ministres Olta Xhaçka.

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Nikollës që të mbledhë Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, nesër në orën 13:00.

14 deputetë të PD-së kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kjo për “shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike. Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike”.

SHKARKO APP