PD- Liguria: Qëndrim!

Alban Daci, Kryetar

Demokratike në Liguria ndjek me vëmendje ngjarjet dhe proceset në politikën shqiptare, ato brenda PD, apo ato rrotull saj e paralelisht me të!

Dega e Partisë Demokratike në Liguria, nuk pengon asnjë individ, apo anëtar, për të mbrojtur dinjitetin personal, qoftë në emër të demokracisë, apo edhe duke e perdorur atë sipas orekseve dhe nevojave po personale!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dega e Partisë Demokratike në Liguria njeh kryetar legjitim e të konfirmuar nga forumet dhe anëtarësisë, Lulzim Bashën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu dega e PD në Liguria, njeh qëndrime zyrtare, ato që dalin nga përfaqësues legjitim të PD dhe nga forumet zyrtare të saj. Çdo qëndrim, deklaratë apo reagim, jashtë këtyre kanaleve të PD, janë opinione, thuajse, normale në një situatë demokratike.

Për degën e PD në Liguria, shqiptarët, kudo ku janë, të parët! Shqipëria është e para! Marrëdhëniet me SHBA janë më shumë se strategjike, të shenjta! Betejat e çdo demokrati nuk janë kundër PD, por kundër pushtetit që e ka marr peng Shqipërinë!

Rroftë PD!
Rroftë Shqipëria!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo ku janë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?