PD mbledh kryesinë: Deputetët, jo në protestë
Partia Demokratike, pas daljes së rezultateve për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ka thirrur sot kryesinë e saj. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së në fokus ishte protesta e studentëve.
Nnë protestë nuk ka deputetë të PD-së, kjo për të shmangur akuzat e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, nuk do të ketë as deputetë të LSI-së.
Është diskutuar edhe qëndrimi i opozitës në lidhje me dy seancat parlamentare të kësaj jave. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që opozita të kthehet në Parlament të enjten për buxhetin por kreu Basha e ka lënë të hapur diskutimin për mbledhjen e nesërme.
KOHA JONË SONDAZH

