PD, me 1 apo 2 kandidatë në zgjedhjet e 6 marsit?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë dalë në takime me bazën në tentativë për të mbajtur mbështetës rreth vetes, por nga ana tjetër po diskutojnë dhe po punojnë për kandidatët që do t’i përfaqësojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

A do të ketë lëvizja e “Foltores” kandidatët e saj dhe nëse po si do t’i regjistrojë ata për sa kohë KQZ njeh vetëm vulën e Lulzim Bashës?

Në disa bashki ka qarkulluar ideja e një përpjekje të zyrtarëve lokalë për të dalë me një kandidat e për të gjetur gjuhën e përbashkët mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Këto tentativa do të jenë pa rezultat pasi Flamur Noka publikisht tha se nuk do të ketë asnjë negociatë me Lulzim Bashën. Kryetari i PD ka intensifikuar takimet duke riaktivizuar negociatat me aleatët por edhe me zyrtarët e PD në bashkitë ku do të ketë zgjedhje.

SHKARKO APP