PD me bizneset e njësisë 11 në Tiranë: Pasiguri, taksa të rritura dhe gjoba abuzive

Zyrtarë të Partisë Demokratike vijojnë takimet në çdo rrugë dhe lagjje të Shqipërisë për të mësuar nga afër problematikat e qytetarëve dhe ato të bizneseve.

PD Dega 11 Laprakë vizitoi sot disa prej bizneseve në të njëjtën zonë, këta të fundit shprehen se, mbizotëron një klimë pasigurie mbi atë çfarë do të ofrojë tregu në të ardhmen.

Sipas tyre, krahas rritjes së taksave, në veçanti ato bashkiake prej vitit 2015, është abuzimi i inspektoriateve të ndryshme që revolton biznesin: kontrolle të shumta stërmunduese, gjoba abuzive, kërcënime me masa administrative dhe deri në forma mitmarrjeje.

Ja çfarë shkruan Akil Kraja:

Kudo e njëjta pasiguri për sipërmarrjet shqiptare.

Së bashku me Andia Pustina , Dritan Shano dhe me miqtë e PD Dega 11 Tirane -Laprake duke vizituar bizneset e zonës.

Në kryeqytet, ashtu si kudo anembanë vendit, mbizotron e njëjta klimë pasigurie mbi atë çka do të ofrojë tregu në të ardhmen.

Emigrimi masiv jo vetëm që ka ulur fuqinë blerëse, por është kthyer në një sfidë reale për tregun e punës dhe bizneset e vogla shqiptare të cilat vuajnë gjithnjë e më shumë për të gjetur bashkëpunëtorët e nevojshëm për mbarëvajtjen e biznesit.

Krahas rritjes së taksave, në veçanti ato bashkiake prej vitit 2015, ështe abuzimi i inspektoriateve te ndryshme qe revolton biznesin : kontrolle te shumta stermunduese, gjoba abuzive, kercenime me masa administrative dhe deri ne forma mitmarrjeje… pa përmendur pasigurinë fiskale që rezulton nga nisma ende të paqarta si ndërrimi i sistemit të kasave elektronike, me një kosto të papërballueshme çka në të vërtetë fsheh një taksë të re.

Sipërmarrësit kerkojnë me shume drejtesi & më shumë qartësi. Klima politike mbytëse ështe frenuese për investimet të cilat ose janë inekzistente ose shtyhen për më vonë, fitimet janë gjithnjë e më të pakta, konkurrenca e pandershme dukshëm vazhdon nën mbrojtjen e baronëve lokal… pa harruar dhe cilësinë e jetesës apo shpresën për një të nesërme më të mirë të cilat kurrë nuk kanë qënë në nivele kaq të ulëta.

Sipërmarrjet mbijetojnë, nuk lulëzojnë më, nuk krijojnë më vende të reja pune, shumë janë mbyllur ose larguar nga vendi dhe ajo çka është akoma më tragjike, është se shumica prej tyre thonë se ditë më të vështira do të vinë…

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim sa më të shpejtë, imediat, radikal nga modeli qeverisës aktual. Nesër qartazi mund të jetë shumë vonë…

SHKARKO APP