PD me biznesin në Kukës: Plani për rimëkëmbjen ekonomike jep efekte të shpejta
Kukësi ishte ndalesa e radhës e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në turin e prezantimit të asaj që e quajnë paketa e rimëkëmbjes ekonomike. Duke bërë qeverinë përgjegjëse për situatën, Edmond Spaho tha se plani do të zbatohet kur demokratët të vijnë në qeverisje!
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike vijojnë turin e prezantimit të asaj që e quajnë paketa për rimëkëmbjen e ekonomike të vendit.
Spaho: Jo rinia, por do ikëm edhe ne që jemi me te vjeter
Këtë të enjte ata u ndalën në Kukës, një nga qytetet më të varfra të vendit, nga ku nënkryetari i PD, Edmond Spaho, tha se plani i PD garanton efekte të shpejta në ekonomi.
Spaho: Sa kohë që njerëzit ikën dhe veçanërisht ikën rinia këtu do thotë se nuk ka kushte konkurruese si për biznesin vendas ashtu edhe për të huaj.
Spaho tha se me ardhjen në pushtet PD-ja jo vetëm do të implementojë këtë paketë, por rezultatet sipas tij do të jenë të prekshme për biznesin.
Demokratët ndërkohë vijojnë të kritikojnë reagimin e qeverisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.