PD në komisione, Alibeaj akuzon Xhafajn: Qep ligjin sipas masës së vëllait

Deputetët demokratë po marrin pjesë në komisionet parlamentare, atë të Ligjeve dhe të Veprimtarive Prodhuese, pak para protëstës së paralajmëruar para godinës së Ministrisë së Brendshme.

“Qep ligjin sipas masë së vëllait. As ekstradohet, dhe as i ekzekutohet vendimi në Shqipëri, duke e kthyer këtë vend si një mbrojtës dhe amnistues të gjithë radhës së kriminelëve që sot janë thirrur nën armë nga kjo qeveri, duke e kthyer këtë vend në parajsë kriminale”, kështu ka deklaruar Enkelejd Alibeaj para deputetëve.

Një ditë më parë Taulant Balla gjatë mbledhjes me deputetët e komisioneve që kishin rend dite, dha porosi që rendi i ditës të vijohet, pavarësisht “zhurmës së opozitës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?