PD: Nëse qeveria na dhunon do përdorim forcën

 

Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se opozita është e përgatitur t'i përgjigjet me dhunë nëse qeveria do të provojë të tregojë forcën ndaj protestuesve më 8 dhjetor.

I ftuar në studion e Report TV, anëtari i kryesisë së PD-së tha se "nëse do të tentojë të përdorë krahun e forcës qeveria që do të dalë e humbur" pasi demokratët do t'i përgjigjen me të njëjtën monedhë. "Sesi si sillet opozita duhet parë refleksioni i qeverisë. Në rast se qeveria ka idenë të sillet dhunshëm karshi opozitës Partia Demokratike ka ADN-në t'i përgjigjet kësaj qeverie, forcës dhe dhunës së saj, në formë proporcionale. I ftojmë të mos ta provojnë atë histori se nuk do dalin të fituar. Protesta jonë do të jetë e fuqishme, do të jetë mbarëkombëtare në çdo segment të vendit dhe do të jetë e pandalshme. Në rast se do të preferojnë të luajnë krahun e forcës ne jemi përgatitur për përgjigje proporcionale. Në rast se sillen në mënyrë korrekte dhe respektojnë ligjet e shtetit jemi të vullnetshëm ju e dini që Partia Demokratike dhe kur ka mbledhur qindra dhe mijëra jemi kujdesur që lulet dhe bar mos të shkelet në bulevard. Por në rast se këtyre i gënjen mendja se me forcë mund të intimidojnë një opozitë si Partia Demokratike e kanë gabim se forcën dhe kapacitetet ne i kemi ti përgjigjemi në formë proporcionale si ta duan dhe si ta mendojnë", u shpreh Çollaku.

SHKARKO APP