PD: Nësër prezantojmë progamin për arsimin

Reforma në arsimin e lartë edhe pse është miratuar ka ende studentë dhe grupe të ndryshme interesi që kërkojnë shfuqizimin e saj. Një mbështetëse e madhe për këtë çështje e ka treguar dhe Partia Demokratike e cila e ka shprehur që në fillim kundërshtimin e saj mbi ligjin në arsimin e lartë.

Opozita në protestën e fundit në dhjetor të 2015, ju premtoi studentëve se me ardhjen e saj në pushtet do ta ndryshonte. Por mënyrat se si PD-ja do ta realizonte këtë premtim, nuk i ka paraqitur asnjëherë. Ka qenë deputeti Luçiano Boci ai i cili nëpërmjet një statusi në facebook ka theksuar se ditën e premte në selinë e PD-së, departamenti i Arsimit, Shkencës dhe Inovacioni të drejtuar nga deputeti Boçi do të prezantojë platformën për arsimin.

Ja çfarë shkruan në statusin në facebook, Boçi: “Nesër e premte, ora 17.00, pranë PDSH, prezantojmë platformën për arsimin. Slogani ynë: INVESTIM REAL DHE POLITIKA ZHVILLIMORE PER ARSIM CILESOR”.

R.Sh

SHKARKO APP