PD nis ciklin e Foltoreve nga njësia 9, Berisha: Do bëjmë një analizë, por jo një gjah shtrigash!
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas disa Foltoreve para Kryeministrisë, këtë mbrëmje u pa në Njësinë nr. 9 në Tiranë, ku i është rikthyer premtimeve për hapjen e partisë. Teksa u ndal tek analiza e zgjedhjeve, ai tha se ajo do të nis që sot, ndërsa theksoi se nuk duhet që partia të kthehet në një gjueti shtrigash. Berisha tha se pret edhe sugjerime nga secili demokratë për t’u përmirësuar.
”Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë. Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike”,-tha Berisha.
Nga ana tjetër Berisha vijoi me retorikën se me kryeministrin Edi Rama s’mund të ketë zgjedhje. Ai u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi që ka shkretuar Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër. Berisha tha se për të marrë pushtetin, u arrestuan në vit elektoral edhe dy liderët e dy partive opozitare.
KOHA JONË SONDAZH

