PD nis pastrimin e anëtarëve: Punuan për të majtën. Salianji: Frika nga gara s’është lidership
Pas distancës së ish-deputetit Ervin Salianji nga Sali Berisha dhe organizimit të foltores me demokratët, Partia Demokratike ka nisur fushatën e përjashtimeve. Me firmë të Flamur Nokës, kryetari i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija, është përjashtuar nga grupi. Grupit të këshilltarëve i propozohet si kandidat për kryetar Ardian Muka. Përjashtime kanë marrë edhe Arlind Boshku, që mban edhe postin e sekretarit të degës së PD-së në Durrës.
Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Sipas tij, dy këshilltarët kanë shkelur statutin e Partisë Demokratike.Ai u shpreh se arsyeja e përjashtimit lidhet me qëndrimet dhe veprimet e tyre politike. “I kam larguar sepse kanë punuar për të majtën”, deklaroi Noka.
Vetë Arlind Boshku në reagimin për këtë vendim, tha se lajmin për largimin e tij dhe të Dritan Burgias e kanë mësuar përmes mediave, ndërsa e konsideron atë “absurd”. ”Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike. Kemi qenë në çdo betejë, pa kërkuar asgjë në këmbim. Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së. Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin”,–shkruan Boshku. Ai thekson se prej muajsh kishte kërkuar reflektim brenda partisë për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e meritokracisë, duke shtuar se drejtuesit kanë mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se drejtuesit se kanë “degjeneruar” praktikën demokratike brenda forcës së djathtë. Sipas tij, humbësit e zgjedhjeve nuk duhet të përjashtojnë demokratët, por t’i kthehen shtyllave të demokracisë dhe garës së brendshme, duke lejuar votuesit të zgjedhin drejtuesit e tyre. Ai e konsideron përjashtimin e figurave me kontribut të gjatë si shenjë frike nga konkurrenca dhe mungesë lidershipi.
Kjo vjen në një moment kur selia blu do të ketë zgjedhje për kryetar partie, ku kandidat deri më tani është veç Sali Berisha. Në reagimet e fundit, vetë Salianji ka deklaruar se synon që gara për kryetar të zhvillohet mbi baza të qarta dhe se ai do të jetë në garë, megjithëse drejtuesit e PD-së thonë se nuk ka mundësi për këtë pasi ai nuk është më anëtar. Situata ka shkaktuar tensione të dukshme brenda radhëve të PD-së në prag të procesit zgjedhor.
Përjashtimi nga PD i dy këshilltarëve në Durrës, Salianji: Frika nga gara s’është lidership
Noka e përjashtoi nga PD, Boshku: Vendim absurd, ne kërkuam meritokraci
Berisha: Salianji është i vetëpërjashtuar, nuk mund të kandidojë për kreun e PD
KOHA JONË SONDAZH


