PD-ja e Alibeajt, një gjirokastrit për Tiranën. Ja kush është Roland Bejko

Kryesia e PD-së ka vendosur që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë.

Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politike.

Bejko është gjithashtu drejtues politik i PD-së në Qarkun Gjirokastër, ka kandiduar disa herë për deputet, ndërkohë që ka drejtuar për disa vite degën e demokratëve në qytetin e Gjirokastrës.

PD e Alibeajt e ka vendosur si kandidat për kryebashkiak në Tiranë.

SHKARKO APP