PD: Nuk votojmë reformën në parim, por nen për nen

Partia Demokratike mbështet në parim propozimet e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, për reformën në drejtësi,  por kërkon  që të vijojë diskutimi për një vendimarrje poltike përfundimtare.  Qëndrimin të cilin ja kanë përcjellë  nëpërmjet një dokumenti të plotë Komisionit  Parlamentar  dhe për dijeni  dy ambasadoreve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, Demokratët e kanë ndërmarrw pas një  një diskutimi të gjatë mes ekspertëve të saj dhe një analize të plotë të draftit të ndërkomëbtarëve. Demokratët refuzojnë që në mbledhjen e së hënës të Komisonit Parlamentar të Reformës, drafti i  EURALIUS dhe OPDAT, ti nështrohet një votimi në parim.

“Në këtë drejtim, propozimi i Kryetarit të Komisionit të Posacëm në mbledhjen e fundit, se nga ana jonë duhet të ndiqet procedura e votimit të draftit “në parim”, njëlloj sic bëjnë Komisionet e Përhershme Parlamentare për projektligjet, është ekstra kushtetuese/ parlamentare. . Ajo që duhet të ndodhë nga sot e në vijim është vendimmarja politike për cështjet e nënvizuara”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e PD.

Nga analiza në tërësi e draftit, demokratët  konstatojmë përmirësime të cilat  sipas tyre synojnë përafrimin e tij me standardet ndërkombëtare, por në gjykimin e tyre  shtrohen për vendimmarrje politike dy cështje themelore që kanë të bëjnë me garantimin e moskapjes politike të sistemit të drejësisë si dhe luftën ndaj korporatizmit. Ekspertët demokratë i qëndrojnë shqetësimit mbi skemën organizative të institucioneve të reja kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Konkretisht, marrëdhënia midis KLGJ dhe ILD prezanton konflikt interesi. ILD inspekton gjyqtarët, por njëkohësisht inspekton edhe anëtarët e KLGJ, të cilët presupozohen që të jenë të paanshëm dhe të painfluencueshëm gjatë vendimmarrjes disiplinore. Kjo do të thotë që praktikisht, KLGJ në procedimet disiplinore nuk është e paanshme as në dukje e as në thelb”

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i  përket shqetësimit për  kapjen politike të sistemit të drejtësisë, demokratët e cilësojnë të papranueshme formulën  me 3/5 të votave në kuvend. Ekspertët  thonë se Komisoni i Venecias ka sugjeruar pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.

“Mbrojtja me fanatizëm e versionit për emërimin e të gjithë funkisonarëve të sistemit të drejtësisë me votat vetëm të mazhorancës parlamentare, në vlerësimin tonë ka qenë dhe mbetet, qëllim i fshehur i mazhorancës parlamentare për të bllokuar miratimin e shpejtë të Reformës në Drejtësi”, thuhet më tej në qëndrimin e opozitës.

Në dokumentin drejtuar Komisionit të Reformës në Drejtësi, demokratët kujdesen të sqarojnë  se në komponentin antikorrupsion, nuk kanë kërkuar asnjëhere kufizim kohor për hetimin e  zyrtareve apo ish zyrtarve. Gjithashtu demokratët  në dokument  shprehen në favor të ruajtjes së mandatit kushtetues, të të gjitha organeve kushtetuese aktuale, duke kërkuar  respektimin e  kompetencave  kushtetuese, të Presidentit të Republikës deri në fund të mandatit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?