PD nuk voton për ndryshimet në kodin rrugor

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin e kodit rrugor edhe pse në parim ishte dakort me propozimin që shtetasit e huaj dhe emigratët, të mund të shpëtojnë pezullimin e patentës duke paguar dyshifshin e gjobës.

Demokratët thanë se kodi ka nevoje për ndryshime më thelbësore. Në Komisionin e Sigurisë ndryshimet kaluan vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që nisma do të mbesë në sirtar deri kur opozita të jap konsensus pasi duhen 84 vota.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, akuzoi institucionin e vettingut se po ëprdor standard të dyfishtë për shkarkimin e gjyqtarëv, ndërsa këtë situatë e lidhi politikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noka tha se një gjyqtar u shkarkua pse nipi i tij ishte arrestuar me një sasi të pakonsiderueshme kanabisi, ndërsa tha se Ministri i Brendshëm ka vëllain trafikant dhe vijon detyrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në komisionin e sigurisë u diskutua ndryshimi i kodit rrugor, propozim i deputetit socialist Pjerin Ndreu. Ndryshimi i propozuar synon që shtetasit e huaj apo emigrantët të mund të shëptojnë nga pezullimi i patentës në rast të shkeljes së rregullave, duke paguar dyfishin e gjobës.

Ky moment vlen vetëm në komision pasi kodi nuk mund të miratohet në kuvend për shkak se kërkon 84 vota, e si rrjedhojë duhet konsensusi i opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?