PD padit Armando Subashin në SPAK për aferën e Incerenatorëve, Çupi: Miliona euro dëm

Përmes deputetes Dhurata Çupi, PD-ja bën me dije se ka dorëzuar në SPAK një padi për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin në lidhje me aferën e incerenatorëve. Çupi në një dalje për mediat ka renditur faktet që sipas saj konfirmojnë shkelje të rëndë të ligjit dhe që kanë shkaktuar miliona euro dëm ekonomik.

”Lidhet kontrata koncensionare në tetor të vitit 2016, ku i dërgohet për njoftim kryetarit të Bashkisë së Fierit, dhe pas lidhjes së kontratës i kërkohet dhe ndryshimi. Ka komunikime me zyrën e regjistrimit të pasurive të paluejshtme. Zyra e regjistrimit i vendos Bashkisë në dispozicion 10 pasuri për këtë zonë, nga të cilat 8 janë pasuri publike.

Çuditërish kryetari i Bashkisë ngre në Komision dhe i propozon Këshillit të Bashkisë Fier, për zgjedhjen e dy pronave, pikërisht atyre dy pronave që janë pasuri private.

Ajo çka është në gjykimin tonë e konsumuar dhe në kufijtë të shpërdorimit të detyrës, është se kjo pasuri vlerësohet me vendim qeverie me një çmim shumë më të lartë sesa është vlera reale me vendim qeverie në këtë komunë, në fshatin Brostar. Me vendim qeverie toka bujqësore arë kishte 269 lekë metri katror, ndërkohë që propozimi për të shpronësuar pronarët është me çmim 2390 lekë metër katror”.

SHKARKO APP