PD padit në SPAK koncesionin e ri të karburanteve. Agron Shehaj: Kjo aferë të çon në zyrën e Ramës

Partia Demokratike ka paditur në SPAK koncesionin e ri të karburanteve që është firmosur nga qeveria “Rama”. Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj thotë se kjo kontratë është një korrupsion i pastër që arrin deri në zyrën e Edi Ramës.

Ish-deputeti i PD tha se kontrata është një vjedhje ndaj qytetarëve dhe rrit në mënyrë artificiale çmimin e karburanteve. Ai premtoi se me ardhjen në qeveri të opozitës, kjo kontratë do të anulohet.

“Kjo kontrata u jep 100 milionë euro tre klientëve të qeverisë. SPAK të hetojë, kjo aferë të çon në zyrën e Edi Ramës. Rrit çmimin e karburanteve në kurriz të qytetarëve. PD nuk do e njoh këtë koncesion dhe do t’a anulojë”,- tha ndër të tjera Agron Shehaj.

Shehaj tha se askush tjetër veç kryeministrit nuk mund të  marrë vendime të tilla kundër interesit të qytetarëve. “Asnjë tjetër, përvec Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme. Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike. Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Është koha për ndryshim! Është përgjegjësi e Partosë Demokratike ndaj qytetarëve që me planin tonë konkret të sjellim ndryshim në të gjitha fushat ku Edi Rama ka dështuar: në ekonomi, shëndetësi, arsim, imigrim, infrastrukturë”,- deklaroi Shehaj.

#LIVE - PD dorëzon padi në SPAK. Agron Shehaj dhe Çlirim Gjata deklaratë për media

SHKARKO APP