PD përshëndet kthimin e ligjit për koncesionin e Rinasit nga Presidenti, Tabaku: Kjo aferë korruptive do të zhbëhet
Në emër të Partisë Demokratike, ish-deputetja Jorida Tabaku ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Tiranës me 13 vite.
“Kryetari i Partisë Demokratike ka qenë i qartë dhe i prerë për këtë çeshtje dhe ka deklaruar se: kjo aferë korruptive do të zhbëhet.. Sot, fatkeqësisht, Shqipëria është kthyer në nje çiflig të 5 personave që po marrin porte, aeroporte e çdo pasuri publike. Kastrati përfiton Porto Romanon, përfiton traun që ndan shqiptarët dhe atij i falet dhe aeroporti. Partia Demokratike është e vendosur për të zhbërë të gjitha koncesionet korruptive, është e vendosur për të hequr të gjitha përjashtimet fiskale që sot favorizojnë pak persona”,- tha Tabaku.
Ajo shtoi se PD në qeveri do të heq “ligjin që favorizon me përjashtime nga renta minerare, ligjin që favorizon oligarkët që marrin jahte pa TVSH. Ligjin që përjashton nga taksat vetëm hotelet që ndërtojnë okigarkët që sot paguajnë 5% tatim fitimin dhe 6% TVSH për shërbimet.
Vetëm kështu Shqipëria Fiton, vetëm kështu familjet shqiptare fitojnë, ekonomia çlirohet dhe barazia e mundësive kultivon shpresën. Shqipëria është e shqiptarëve ndaj me 25 prill Rama dhe oligarkët humbasin dhe Shqipëria Fiton!”.
https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-kthen-koncesonin-e-aeroportit-nene-tereza-korrupsion-ligjor-ne-kuvend-dhe-ne-qeveri/