PD: Presidenti çmontoi strategjinë kriminale të Ramës. Dokumentet janë tronditëse

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi sot se dokumentet e publikuara nga Presidenti Ilir Meta për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama janë tronditëse.

Ai tha se tentativa kriminale e Edi Ramës u çmontua nga kreu i shtetit dhe institucionet që drejtohen nga qeveria janë përgjegjëse për një sërë veprash penale kriminale.

“Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumente zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë”,- deklaroi Gazmend Bardhi.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së:

“Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumente zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentet e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”.

SHKARKO APP