PD prezanton Alternativa A, Çepa: Diellza s’ka tru

Erikleo Çepa, anëtar i Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale, tha se qeveria po mashtron të rinjtë dhe dëmton zhvillimin e teknologjisë në vend. Ai denoncoi se talentet e reja braktisen, projektet shtetërore blihen jashtë vendit për shuma simbolike, ndërkohë që tenderat kapin miliona euro. Çepa nxori në pah realitetin e hidhur të arsimit dhe teknologjisë në Shqipëri dhe të kërkonte ndryshime urgjente në sektorë kyç si arsimi, mjekësia, bujqësia dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale.

Fjala e plotë

Falenderoj çdo person që do të dëgjojë disa të vërteta shumë të hidhura, disa të vërteta me baza të caktuara. Një nga këto të vërteta që unë dua të flas është pjesa e arsimit. Si një i ri, si shumë, shumë të rinj në të gjithë Shqipërinë, vuajnë nga ky arsim. Por pyetja është: për cilin arsim po flas? Flas për arsimin e teknologjisë, sepse në atë fushë jam dhe për atë gjë mund të flas. Në Shqipëri po vuajmë prej shumë kohësh. Premtime për të rinjtë që do të marrin shkollën për teknologji dhe do të kenë hapësira pune kudo, por është e kundërta. Çdo projekt, çdo gjë që çdo njeri ose çdo i ri krijon në Shqipëri, blihet ose aprovohet në shtete të ndryshme. Një nga këto është te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën kanë shumë të rinj dhe të reja që sot po çelin. Dhe kur në atë moment të rinjtë kanë ikur nga Shqipëria dhe çelin në ato shtete të Bashkuara ose në shtete të ndryshme të gjithë botën, pushteti jonë i mrekullueshëm dhe manipulator në fund të ditës i përkrah.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku ishin ato ditët kur këta të rinj kërkonin mbështetje, mbaronin shkollën? Ata nuk patën mbështetje nga mbreti i shqiptarëve, por patën mbështetje nga shtete të ndryshme të botës. Dhe kjo gjë po ndodh dhe po rifillon. Po sikur të flasim për një realitet akoma më të hidhur: shumë tendera dhe shumë aplikacione të ndryshme që po krijohen sot e kësaj dite akoma po blihen nga 50 deri në 100 dollarë, edhe fundi, tenderat janë nga 2 milionë euro, 3 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe çudia më e madhe në Shqipëri: tre ditë zgjat. Tre ditë zgjat për disa njerëz që teknologjinë e kanë si mbrojtje, ose e kanë si vjedhje në fund të ditës, por nuk zgjat për mua që i kam hyrë në rrënjë me detaje në maksimum, edhe kemi dalë në ato detaje që shumica e aplikacioneve që pushteti jonë tregon janë të krijuara nga indianët. Çfarë do të thoshte Dubai, që paska marrë Shqipëria disa çmime në Dubai për cybersecurity dhe shumë aplikacione të tjera? Nëse do t’i futeshin thellë dhe do të dilnin, aplikacionet janë të krijuara nga indianët dhe jo shqiptarët. Mund të dalin dhe mos të thonë shumë ekspertë të ndryshëm, të cilët manipulohen shumë kollaj dhe thonë: “Ne e kemi krijuar vetë. Kemi marrë mundimin dhe kemi ndenjur ditë të tëra pa gjumë, edhe për të krijuar këtë aplikacion.” Por ky aplikacion s’ka rrënjë, nuk ka data, nuk ka tru. Si puna e Diellzës, që asnjëherë s’pati tru dhe s’ka për të patur tru. Truri i vetëm i Diellzës është që do vijë edhe do jetojë në atë trurin e disa personave që kur hapin e-Albania dhe shikojnë Diellzën, edhe e pyesin disa gjëra shumë personale, ajo i përgjigjet gjithmonë: “Ju lutem, provoni përsëri.” Kjo gjë do të ndodhë dhe asnjëherë nuk do të ndryshojë.

Por unë do të flas për disa ndryshime që mund të ndodhin. Disa ndryshime që duhet të ndodhin në kohë reale dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Një nga këto ndryshime është, siç e tha kolegia ime Denisa Kele, që shumë gjëra duhet të kenë një revolucion komplet tjetër në Shqipëri. Një nga ato është arsimi, mjekësia, ku mos lëmë mbrapa edhe bujqësinë. Shumë premtime janë dhënë kudo në të gjitha këto lloj fusha për inteligjencën artificiale, por asnjë nga këto nuk është mbajtur fjala. Një nga këto fjalë që është mbajtur është që furnitorët kinezë të vijnë në Shqipëri, të investojnë miliona dollarë; edhe fundi është që kanë dalë nga buxheti i shtetit shqiptar miliona akoma më shumë, që këto produkte dhe investitorët kinezë kanë aprovuar inteligjencën artificiale në Shqipëri.

Inteligjenca artificiale është diçka tepër, tepër e gjerë, më e gjerë se një aplikacion që pushteti jonë tregon. Është një risi, është një edukim për çdo lloj brezi, është një revolucion për çdo njeri. Inteligjenca artificiale mund të mësohet nga çdokush. Mund të mësohet që nga një fëmijë në kopsht; disa mund të thonë: është e pamundur, por ndodh diçka e tillë. Mund të mësohet nga gjyshi dhe babai im, mund të mësohet edhe nga të rinjtë normal; kjo është gjëja më minimale që mund të ndodhë.

Por ku është plaga që më dhëmb më shumë? Është që prapë ne manipulohemi. Manipulohemi nga mediat, që asnjëherë nuk tregojnë të vërtetën se çfarë po ndodh me inteligjencën artificiale në Shqipëri. Por ndodh që dalin dy ose tre persona dhe flasin që u krijua një aplikacion dhe ky aplikacion ka kushtuar dhe do t’i çlirojë jetën e shqiptarëve. Në realitet, ai aplikacion nuk do të funksionojë kurrë. Edhe për ta, për ta mbyllur shumë thjesht: si një i ri, do të doja vetëm që të thoja dy gjërat e fundit dhe shumë të vërteta: Shqipëria, pa mbyllur derdhjen e këtij burimi, inteligjencës artificiale, të këtij pushteti që flet dhe flet vazhdimisht dhe asgjë nuk funksionon, asgjë nuk ka për të patur në vijë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?